Tanin para Këshillit të Sigurimit: Bashkësia ndërkombëtare nuk u informua paraprakisht për reciprocitetin me targat

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 16:56
Tanin para Këshillit të Sigurimit: Bashkësia ndërkombëtare nuk u informua paraprakisht për reciprocitetin me targat

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk është informuar paraprakisht për reciprocitetin e targave me Serbinë nga Kosova.

Ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të Kosovës gjatë prezantimit të raporti 6 mujor deklaroi se duhet të kishte komunikim të hershëm për targat.

“Në mëngjesin e 20 shtatorit Prishtina ka nisur një operacion policor në veri të Kosovës me qëllim të zbatimit të masave të reja të vlefshmërisë së targave. Duke marrë parasysh diskutimet e ndjeshme të kamotshme për lirinë e lëvizjeve të realizuara nga vitet e kaluara përmes dialogut do të ishte natyrshme të pritet një komunikim i hershëm dhe i qartë me ata që preken”.

(Kosova Sot Online)