Rusia i ankohet Perëndimit për Kosovën

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 18:18
Rusia i ankohet Perëndimit për Kosovën

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është duke u diskutuar për Kosovën dhe aksionin që u bë në Veriun e Mitrovicës gjatë kësaj jave.

Ambasadori rus në OKB kundërshtoi prezantimin e presidentes Vjosa Osmani duke iu referuar Kosovës si krahinë autonome.

Ai ka përmendur ndërhyrjen e policisë kosovare në veri dhe aksionin kundër kontrabandës ku ka permendur vetëm civilët e lënduar dhe jo policët si dhe kriminelët e arrestuar.

Diplomati rus ka shprehur keqardhjen ndaj perëndimit për mënyren si po e trajton rastin e Kosovës. Ai ka folur edhe për heshtjen e vendeve perëndimore për zërat rreth Shqipërisë së Madhe.

Ambasadori rus e pranoi se përgjegjësia per paqen është në duart e NATO s.

Sipas tij taktika e re me provolime të armatosura po e shmang dialogun. Rusia mbështet zgjidhje sipas rezolutës 1244 me miratimin e OKB së. Ambasadori rus përmendi edhe Gjykatën Speciale, kishat serbe dhe shperndarjen e energjise ne veri.

(Kosova Sot Online)