Voton edhe Xhafer Gashi

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 12:06
Voton edhe Xhafer Gashi

Kandidati i pavarur për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Afërdita, kanë votuar, teksa kanë ftuar edhe qytetarët të dalin në këto zgjedhje.

Gashi ka thënë se me votën e tyre, qytetarët do ta përcaktojnë zhvillimin e qytetit.

“Me bashkëshorten time Afërditen, sapo përfunduam obligimin tonë qytetarë. Ftojë të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë dhe me votën e tyre të përcaktojnë zhvillimin e qytetit të Obiliqit, për një tashme dhe të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)