PDK fton konferencë për media në ora 19:30

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 18:38
PDK fton konferencë për media në ora 19:30

Tani kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në mbylljen e kutive të votimit, partitë politike dhe shtabe zgjedhore të tyre kanë filluar të thërrasin konferenca për media.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar konferencë për media në ora 19:30.

Thuhet se kjo konferencë për media i referohet mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Ky është njoftimi i plotë i PDK-së:

PDK mban sonte konferencë për media ora 19:30

Të nderuar/a,

Partia Demokratike e Kosovës mban sonte në ora 19:30 konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të PDK-së.

Jeni të mirëseardhur!. 


(Kosova Sot Online)