Kastrati i gatshëm për balotazh me VV-në në Kamenicë: Jemi të parët dhe do të fitojmë

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 21:36
Kastrati i gatshëm për balotazh me VV-në në Kamenicë: Jemi të parët dhe do të fitojmë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur nga shtabi i tij zgjedhor. Kryetari tha se partia e tij po prin në zgjedhje dhe është i gatshëm për balotazh.

“Kemi dalë të parët dhe është meritë e juaja si vullnetarë”, është shprehur Kastrati.

“Sipas informatave tona, diferenca është rreth 2% siç s’e ka pritur askush. Ne jemi të parët dhe do të fitojmë”, ka njoftuar Kastrati.

Tutje, Kastrati tha se është i gatshëm për balotazh. Kundërkandidati i tij është Kadri Rrahimaj nga Vetëvendsoje.

“Jemi gati për balotazh”, shtoi Kastrati.

(Kosova Sot Online)