
Garë e fortë në Gjakovë, Gjini vazhdon të jetë në epërsi ndaj Kusari Lilës

Janë numëruar mbi 46% e votave në komunën e Gjakovës, ku po vazhdon të prijë Ardian Gjini. Gjithsesi, epërsia e tij po shkon duke u zvogëluar kundrejt kandidates së VV-së, Mimoza Kusari Lila.
Ardian Gjini ka 9.008 vota apo 47.03%. Mimoza Kusari Lila ka 7.746 vota apo 40.44%.
Nëse qëndron rezultati kështu, kjo komunë do të shkojë në balotazh.
(Kosova Sot Online)