Afro 90% të votave të numëruara në Mitrovicë, Bedri Hamza vazhdon të jetë mbi 50%

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 22:00
Afro 90% të votave të numëruara në Mitrovicë, Bedri Hamza vazhdon të jetë mbi 50%

Bedri Hamza, kandidat për të parin e Komunës së Mitrovicës, ka marrë 54,77 për qind të votave nga 89,22% të numëruara nga KQZ’ja.

Pas tij radhitet kandidati i VV’së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, me 33,65 për qind.

Armend Agolli, kandidati i LDK’së për Mitrovicën, është i treti me 11,58 për qind të votave.

Nga gjithsej 78,546 të votave, 70,077 janë përpunuar në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)