Aksident me fatalitet në Rahovec

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 10:30
Aksident me fatalitet në Rahovec

Ka vdekur dje personi i gjinisë mashkullore i aksidentuar më 14 tetor të këtij viti, në Rahovec.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Te rrasat e Rahovecit, 14.10.2021 – 14:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 17.10.2021 viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)