Ardhja e Christopher Hillit për Ambasador në Beograd, fuqizon primatin amerikan

Ardhja e Christopher Hillit për Ambasador në Beograd, fuqizon primatin amerikan
Ardhja e Christopher Hillit për Ambasador në Beograd, fuqizon primatin amerikan

Skender Mulliqi

  • 18 October 2021 - 07:58

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i filluar që shumë kohë nuk ka mundësi të marrë epilog final, pa e marr primatin e bisedimeve Amerika. Që shumë kohë bisedimet kanë ngecur së dihet se Amerika kishte zgjedhjet presidenciale një kohë , por edhe sa ishte në pushtet presidenti Tramp, duket së politika ruso –serbe fillojë më dominuar në Ballkan. Struktura e BE-së, sikur nuk e kishte fuqinë e përballjes më politikën ekspansioniste serbe në rajon, madje po lihet përshtypje së BE-ja më shumë po anon nga pala serbe ne bisedime, duke përjashtuar këtu Gjermanin. Shtetet tjera natyrisht që na ndihmuan më u çliruar sikur ju kthyen pakës sa politikave të vjetra dhe hileqare ndaj Kosovës.

Evropa shumë pa të drejtë e faktorizojë Serbinë në rajon , thua së ajo ishte viktima e jo agresori. Në vend që Serbisë të viheshin kushte për dialog, ju vunë kushte Kosovës, që është e pa pranueshme për shqiptarët e dëmtuar shumë nga agresioni serbomadh historikisht dhe në luftën e fundit. Amerika më së shumti ka investuar në pavarësinë e Kosovës dhe sigurisht së pa politikat vepruese të saja, zor që do të arrihet edhe ndonjë përparim në bisedime për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë. Me ardhjen në pushtet të demokratit, Joe Bajden , ka ndryshuar kursi politikë që nuk ishte fort i mirë i presidentit Trmap, ndaj të ardhmes të Kosovës. Politika e Trampit u tregua koketuese më Rusinë . se konsiderohet së rusët e ndihmuan për të ardhur atë në pushtet. Kjo ndikojë që ti bëhen lëshime edhe Serbisë si kompensim të asaj ndihme që iu ishte bërë .Dihet për qëndrimet pro serbe të Boltonit dhe Grenellit ,të cilët ishin për shkëmbime territoriale në dëm të madh te Kosovës.

Edhe marrëveshja e Vashingtonit nuk ishte e favorshme për palën e Kosovës , edhe pse nuk është marrëveshje obligative. Më ndërrimin e pushtetit në Amerikë, natyrisht së vijnë edhe ndryshimet lidhur më emërimet nëpër ambasada në botë. Ardhja e Kris Hillit për ambasador në Beograd , i cili ka njohuri të mjaftueshme për gjendjen politike ne Ballkan dhe orientimi i drejtë i tij karshi Kosovës, ngjallë shpesa së , ai do të këtë qëndrim të fortë ndaj politikës ekspansioniste të Serbisë , në vazhdimin e bisedimeve. Prioriteti i politikës amerikane në rajon dhe më gjerë , është më së i nevojshëm , sepse BE-ja po mban qëndrime dualiste politike , të cilat qëndrime nuk mund të sjellin paqen e qëndrueshme në rajon.

Evropa po tregohet e pa drejtë ndaj shqiptarëve duke mos iu dhënë të drejtën e Shengën vizave, e as që pritet inkuadrimi në këtë strukturë edhe për shumë vite të Kosovës dhe të Shqipërisë . Mos pranimi të pavarësisë nga pesë shtetet e BE-së, dhe qarqet e ndryshme pro serbe në Evropë , duket së do të janë pengesë e madhe të inkuadrimit të Kosovës në shumë organizma të saj. Kosova duhet të punojë shumë më pushtetin e ri që mos të lejon ndarjen e Kosovës përmes Asociacionit ,që po i bëhet presion nga Serbia më kërcënime më luftë dhe nga BE-ja. Roli i Amerikës mu për këtë është i madh dhe pa zëvendësueshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".