Lexoni edhe:
Ardhja e Christopher Hillit për Ambasador në Beograd, fuqizon primatin amerikan
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka uruar kundërkandidatët e tij, Arben Vitinë e Përparim Ramën, për rezultatin në zgjedhjet e 17 tetorit
Haradinaj ka falënderuar përkrahësit e tij në këto zgjedhje.
“Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim. Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ardhja e Christopher Hillit për Ambasador në Beograd, fuqizon primatin amerikanLexoni edhe:
Ndryshe, Haradinaj është renditur i katërti në garën për kryetar të Prishtinës.
Ai ka arritur t’i sigurojë 3 mijë e 850 vota, apo 4.62%.
I pari në Prishtinë është renditur Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, me 35 mijë e 243 vota, apo 42.26%.
Vitia do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve, me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i cili ka arritur të sigurojë vendin e dytë me 24 mijë e 474 vota, apo 29.34%.
Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet më 14 nëntor.
(Kosova Sot Online)