I dyshuari i shkoi dje te shtëpia famijarit që e vrau në Batllavë, kishte shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tij

  • G.G /
  • 18 October 2021 - 14:22
I dyshuari i shkoi dje te shtëpia famijarit që e vrau në Batllavë, kishte shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tij

Një vrasje e rëndë tronditi sot fshatin Gërdovc të Podujevës, ku mbeti i vrarë një 41-vjeçar.

Mirëpo këta dy persona kanë pasur mosmarrveshje edhe dje, ku njëri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tjetrit.

Por ky rasti i mosmarrëveshje ishte raportuar dje në polici.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & PËRDORIM I ARMËS Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet“, thuhet në raportin e djeshëm të policisë.

(Kosova Sot Online)