Dushan Janiç: Kurti e ka ditur se do të humbë, zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen në prillin që vjen

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 14:24
Dushan Janiç: Kurti e ka ditur se do të humbë, zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen në prillin që vjen

Drejtori i Forumit për raporte etnike Dushan Janiç, vlerësoi se rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, sipas të cilave Vetëvendosje nuk ka fituar shumicën e votave në asnjë nga komunat, rezultate këto të pritshme nga shkaku se mes shqiptarëve në Kosovë ka shumë parti, shkruan “Danas”.

Janjiç theksoi se "lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka ditur se do të humb zgjedhjet dhe për atë arsye ka marr vendimin për tabela provuese që ka rezultuar me një seri të incidenteve në kalimet administrative në Jarinje edhe Bernjak, ndërsa pastaj morri vendim edhe për aksionin e policisë në veri të Kosovës".

Sipas tij në të dy incidentet ka pasur frikë tek qytetarët e Kosovës, por është me rëndësi dallimi në faktin se serbët nga frika kanë votuar për Listën Serbe ndërkohë që shqiptarët kanë pasur shumë opsione dhe nga frika votuan kundër partisë në pushtet. ”Kurti ndoshta nuk ka llogaritur se Beogradit i duhet konflikti me Prishtinën. Për shkak të atij konflikti ka votuar numër maksimal i serbëve në Kosovë, dhe masovikisht kanë votuar për Listën Serbe”, u shpreh Janjiç.

Sipas tij zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen në prill të vitit që vjen, duke shtuar se viti 2022 është viti i zgjedhjeve në Ballkanin perëndimor. Për këtë shkak Janiç mendon se është e mundshme që gjithë vitin tjetër të ketë incidente të sigurisë në regjion.

(Kosova Sot Online)