Vrasja në Batllavë, policia po ruan familjet: Kishin vazhdimisht probleme mes vete

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 17:14
Vrasja në Batllavë, policia po ruan familjet: Kishin vazhdimisht probleme mes vete

Mëngjesin e sotëm u vra G.B., 41-vjeçar, në fshatin Batllavë të Podujevës, rrugës duke shkuar në punë. I dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje është kushëriri i viktimës, B.B., 47-vjeçar, tashmë i arrestuar.

Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme. Vrasjes i ka paraprirë edhe një mosmarrëveshje e ndodhur dje mes tyre, ku sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë më armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës. Por, dje i dyshuari ishte arratisur.

Shtëpia e viktimës dhe dorasit ndodhen shumë afër njëra-tjetrës. Në mes kanë vetëm një mur ndarës, ndërsa Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë e tyre. Për tragjedinë e ndodhur sot folën fqinjët.

Policia e Kosovës e tërhoqi kamionetën me të cilën dyshohet se fillimisht u shkel 41-vjeçari, e më pas u vra. Bashkë me kamionetën u tërhoq edhe biçikleta me të cilën viktima po udhëtonte për të shkuar në punë.


(Kosova Sot Online)