Presidentja Osmani takon Auditoren e Përgjithshme

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 15:53
Presidentja Osmani takon Auditoren e Përgjithshme

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca. 

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e presidentes.

Presidentja Osmani i ka uruar detyrën Spanca, duke i dëshiruar sukses në punë.

Presidentja ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punoj në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet.

Në anën tjetër, Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar Presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së.

Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit. 


(Kosova Sot Online)