Tragjedi: Gruaja helmon vajzën dhe katër nipërit e mbesat
Një tragjedi e paimagjinueshme familjare qëndron pas vdekjes së 64-vjeçares Amy Steedman, vajzës së saj 44-vjeçare Sarah Myers dhe katër fëmijëve të saj, të cilët u gjetën të vdekur në një shtëpi në Nju Jork, ndërsa policia arriti në përfundimin se 64-vjeçarja ishte autorja e krimit që helmoi veten, vajzën e saj dhe nipërit e mbesat e saj, sepse babai i fëmijëve mori kujdestarinë e tyre.
Një shënim i shkruar me dorë u gjet në shtëpi që “sugjeron fuqimisht” se ajo ishte “e përfshirë” në vdekjen e vajzës së saj dhe katër nipërve e mbesave të saj: 13-vjeçares Harper, 11-vjeçares Hudson dhe binjakëve 10-vjeçarë, Gavin dhe Gracelyn, njoftoi të enjten një zëdhënës i policisë.
Sipas të njëjtit njoftim, njëri nga fëmijët u plagos me thikë, ndërsa tre të tjerët ishin helmuar.
(Kosova Sot Online)
