Lexoni edhe:
Kërkohet paraburgim për personat që sulmuan udhëheqësit e Kombinatit Trepça
Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar lidhur me zgjedhjet lokale të zhvilluara së fundi në Kosovë.
Vuçiq u pyet lidhur me raportimet se Serbia po ushtron presion mbi njerëzit e saj, teksa tha se Serbia kurrë nuk e ka detyruar askënd të bëjë asgjë.
Kërkohet paraburgim për personat që sulmuan udhëheqësit e Kombinatit TrepçaLexoni edhe:
“Ne kurrë nuk e detyruam askënd, përveç se mendova që ishte mirë nëse njerëzit shkojnë në votime sesa të mos shkojnë dhe këtë nuk e fsheha. Ne po sulmohemi nga Prishtina për mos-përmbushje të marrëveshjeve në Bruksel, e pastaj ata nuk e përmbushin atë. Për të qenë në kohë, ne po kërkojmë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.
Tutje ai tha se është i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.
“Sa i përket numrit të votave, unë jam i kënaqur sepse njerëzit dolën në numër pakrahasimisht të madh dhe kjo flet për motivimin e njerëzve tanë”, shtoi ai.
Vuçiq tha se shpreson që një qasje e arsyeshme të mbizotërojë në mesin e njerëzve nga Prishtina, edhe pse sipas tij është vështirë e pritshme.
“Për shkak të humbjeve që pësuan, kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga kjo situatë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)