Latifi: VV komunikon përmes Albinit

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 21:42
 Latifi: VV komunikon përmes Albinit

Blerim Latifi ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale sipas të cilave Vetëvendosja nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh.

Latifi tha se në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje i ka prodhuar rezultat forma e komunikimit me masën.

“Vetëvendosja është përcaktu për një lloj të komunikimit publik më në distancë. Është lideri i madh që e ka mesazhin e madh dhe komunikon me masën anonime. Çuditërisht ky model i tyre i komunikimit ka dhënë rezultate në zgjedhjet e 14 shkurtit. PDK LDK AAK jane strukturat e fuqishmë që u prodhojnë rezultate”, tha Latifi.

Tutje Latifi tha se është edhe një faktor tjetër që e shpjegon shkakun e rezultatit zgjedhor.

“Është edhe një faktor tjetër që na e bën me e kuptu shkakun si ka ardhe ky rezultat. Një numër i madh i atyre që kanë votu VV më 14 shkurt, janë kthyer në bazën e vjetër, në shtëpinë e vjetër politike. Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, lideri apo liderja që e ka tërhek gjithë ato vota është departizu është bërë presidente”, ka thënë Latifi.


(Kosova Sot Online)