Kurti nesër në Mitrovicë

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 22:15
Kurti nesër në Mitrovicë

Kryeministri Albin Kurti nesër pritet të vizitojë ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të shkojë në Mitrovicë në orën 08:00.

Sipas njoftimit Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Vizita e Kurtit vie pas incidentit që kishte ndodhur dje objektin e ndërmarrjes “Trepça”.

Ish-kryeshefi i “Trepçës”, Rafet Ibishi është arrestuar dje pasi kishte sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës në “Trepçë” Besim Haxhiun.

Pas incidentit brenda objektit të ndërmarrjes “Trepça” Policia ka arrestuar ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi.

Njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit:

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”.

VENDI: Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial.

KOHA: 08:00

Pas vizitës do të ketë prononcim për media.

(Kosova Sot Online)