Rrëzohet avioni me 21 pasagjerë

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 10:48
Rrëzohet avioni me 21 pasagjerë

Një avion me 21 persona në bord është rrëzuar në Teksas, Shtetet e Bashkuara. Avioni u rrëzua në lagjen Waller të Teksasit, duke u përfshirë nga flakët.

Sipas FOX 26, të gjithë pasagjerët arritën të shpëtojnë, ndërsa vetëm njeri prej tyre është plagosur.

Deri më tani, shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të panjohura.  Mediat amerikane e kanë quajtur një “mrekulli” pasi askush nuk mbeti i vrarë në aksident.

(Kosova Sot Online)