Policia arreston 6 persona të dyshuar për krime ekonomike dhe korrupsion

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 21:01
Policia arreston 6 persona të dyshuar për krime ekonomike dhe korrupsion

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Kosvova Sot, merr vesh se gjashtë persona janë arrestuar teksa ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh në periferi të Prishtinës.

{Policia arreston}

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)