Gorani: Presidentja ishte emocionale dhe e ngjyrosur

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 21:15
Gorani: Presidentja ishte emocionale dhe e ngjyrosur

Dukagjin Gorani ka kritikuar qëndrimin zyrtarëve institucional të Kosovës pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën. Tha se presidentja në fjalimin e saj ishte emocionale dhe tha gjëra në dëm të Kosovës.

“Këto qëndrime të prera që i dha sot kryeministri dhe presidentja lehtë mund të interpretohen si qëndrime të shtetit të Kosovës që janë refuzuese”, tha Gorani.

“Tash, nëse shteti i Kosovës ka hesap ta refuzojë një vlerësim të tillë dhe të thotë se me këso lloj të vlerësimit ne s’e kemi ndërmend më me bashkëpunu ose s’e kemi ndërmend me i vazhduar proces intergrative nëse kësisoji vlerësohet shteti jonë, nëse asisoji mendon ky shtet, qysh thojnë ‘pushka top iu boft””, shpjegoi ai.

“Unë mendoj se këto gjëra duhet me i marrë me kujdes shumë më të madh dhe mu mundu gjithmonë me qit vetën në perspektivë në konteksitin e asaj qysh na shihemi prej jashtit e jo vetëm qysh na e shohim vetën edhe  qysh na e shohim botën”, tha ai.

“Deklarimi i sotëm i presidentes në disa pika për mua ka qenë brengosës si qytetar i rëndomtë i këtij vendi. Për herë të parë e kam parë një personalitet në një pozitë aq të rëndësishme shtetërore që e përdor një të folur e cila është e folme jo koncencionale, jo zyrtare dhe është e folur e anshme. Është e folur e ngjyrosur, do të thotë është e ngjyrosur edhe me opinione por është e ngjyrosur edhe emocionalisht. Aso sjellje nga pozicioni formal i presidentit janë edhe të pavend por mendoj se janë edhe të dëmshme”, tha Gorani.

“Nuk mendoj se qëndrimi i tillë na duhet neve si shoqëri dhe shtet në proces të komplikuar që ne e kemi nis e ajo është integrimi me një familje të madhe të demokracive të avancuara siç është BE. Ajo që ka ndodhur sot mendoj se do të korrigjohet gjatë ditëve të ardhshme”, theksoi Gorani.

(Kosova Sot Online)