Lexoni edhe:
Mafio-politikanët do të provojnë që ta bllokojnë edhe procesin e vjedhjes së 2 mil. €
Këngëtari Labinot Tahiri i ka reaguar kardiologut të QKUK’së, Daut Gorani, pasi ky i fundit i ofroi pagën e tij vetëm që Labi të mos bëhet ministër i Shëndetësisë dhe e quajti injorant.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labi i ka thënë Goranit se s’ka kërkur postin e tij dhe të futet në sallë për të bërë operacione, derisa e ka quajtur veten “kardiolog të kësaj toke”.
Mafio-politikanët do të provojnë që ta bllokojnë edhe procesin e vjedhjes së 2 mil. € Lexoni edhe:
“Ju si profesionist jeni Kardiolog, dhe unë nuk kërkova që postin tuaj t’ua marr juve dhe të futem në sallë për operacione se unë nuk di të bëj operacine…! Ju hapni varrë , ndêrsa unë i’a mbylli varrën e qytetarëve. Ndoshta nuk më njohni, jam kogja KARDIOLOG i kësja toke e din 70% e qytetarêve.
Më vje keq të hargjojë energji, vetëm edhe aty ku jeni ju, po të isha unë ministër apo dikush që e ka energjinë time , nuk do ta lejoja që rastet me stenda të presin nga 6 muaj, 12, apo me vite…!
Mos u frigo se nuk të behem un ty ministêr, nëse ndodh të bëhem, i bêhem popullit tonë të cilin e keni futur në KOMA pa fije shprese qe sa vite..!”, ka shkruar Labi.
Tutje, Labi i ka thënë Goranit se nëse ai do të bëhej ministër s’do të kishte ryshfet e korrupsion.
“Pa dyshim se Albini do ta akceptojë kêrkesen tënde për të mos u bërë unë ministêr, a nëse bëhem e dini mirë që……. nuk ka ryshfet e korrupcion aty ku prek dora ime”, ka shkruar Labi.
(Kosova Sot Online)