Tërmet në Gjilan

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 10:52
Tërmet në Gjilan

Dridhje të tokës janë dëgjuar pak mëherët në Gjilan.

Epiqendra e këtij termeti nuk ka qenë në këtë komunë, por që lëkundjet janë ndjerë edhe aty.

Disa qytetarë nga kjo komunë kanë thënë se i kanë ndjerë lëkundjet që kanë ndodhur pak më parë.

Në faqen zyrtare“Volcano discovery”, bëhet e ditur se sot rreth orës 10:27 është dëgjuar një dridhje e tokës në këtë zonë.

“Tërmet i pakonfirmuar ose ngjarje sizmike e raportuar: 0.9 km në verilindje të Gjilanit, Kosovë, 27 tetor 2021 10:25 (GMT +2) – 13 minuta më parë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)