Lexoni edhe:
Çdo vit e më shtrenjtë, si kanë ndryshuar çmimet e produkteve ndër vite
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të tetorit. Shpallja e rezultateve pritet të bëhet në orën 10:00.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Çdo vit e më shtrenjtë, si kanë ndryshuar çmimet e produkteve ndër viteLexoni edhe:
“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, ka shkruar Elezi.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.
Ndryshe, shuma komuna kanë shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor./
(Kosova Sot Online)