Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se tërhoqi 1500 euro të transferuara gabimisht nga kompania e sigurimeve

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 10:55
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se tërhoqi 1500 euro të transferuara gabimisht nga kompania e sigurimeve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Pejë, i cili dyshohet se më 21 tetor ka tërhequr 1 mijë e 500 euro nga xhirollogaria e tij, para këto që ishin transferuar gabimisht nga një kompanie e sigurimeve.

Me këtë veprim ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Dy ditë pasi që i kishte tërhequr paratë, ai ishte kontaktuar nga kompanie e sigurimeve, e cila i kishte kërkuar atij që t’i kthente paratë, me pretendimin se janë transferuar gabimisht, por ai kishte refuzuar.

Po ashtu, ai dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të “Deklarimit të rremë”, pasi që dyshohet se deklaroi rrejshëm se gjoja zyrtarët e kompanisë, e kishin kanosur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)