Pas debatit për rrugën Prizren-Tetovë, ministri Aliu thotë se s’do të ndalet projekti i rrugës Prishtinë-Pejë

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 15:56
Pas debatit për rrugën Prizren-Tetovë, ministri Aliu thotë se s’do të ndalet projekti i rrugës Prishtinë-Pejë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka sqaruar se me ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë nuk do të ndalet projekti i ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këto dy rrugë do të bëhen pa vjedhje dhe pa keqpërdorim të fondeve.

“Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim. Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë. Na duhen të dyja dhe do të bëhen të dyja, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim.

Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti.

Po ashtu, në vitin që vjen, është përfshirë në buxhet hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë-Prishtinë dhe Klinë-Prizren.

Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë. Na duhen të dyja dhe do të bëhen të dyja, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh.

Në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush, dhe çdo vjedhje që evidentojmë edhe nga projektet e kaluara, do ta ndjekim me seriozitetin maksimal duke e dërguar çështjen në prokurori.

Kosova do të ketë njëkohësisht infrastrukturë moderne, dhe mirëadministrim të buxhetit për rrugët.

(Kosova Sot Online)