Avdullah Hoti e këshillon Albin Kurtin: Bëhu si Rugova!

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 13:59
Avdullah Hoti e këshillon Albin Kurtin: Bëhu si Rugova!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka thënë se i dërguari për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e ka bërë të qartë edhe njëherë politikën e administratës së Joe Biden.

Sipas Hotit, Escobari në mënyrë specifike, ndër të tjerash, kërkon që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.Ish-kryeministri ka shtuar se Kosova duhet të Kosova duhet të koordinohet plotësisht me administratën amerikane siç e ka bërë ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Lidhur me politikën karshi regjionit dhe politikën e jashtme në përgjithësi, Kosova duhet të koordinohet plotësisht me administratën amerikane, siç ka bërë në vitet e para të vendosjes së themeleve të shtetit të Kosovës nga Presidenti Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij, e deri tek qeveria e fundit kur u nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë. Kosova është e bekuar me miqësinë e saj me popullin amerikan”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

(Kosova Sot Online)