Ish-agjenti i SHIK-ut e zbulon arsyen se pse paneli i Gjykatës së Apelit e ka hedhur poshtë apelin e Hashim Thaçit

Ish-agjenti i SHIK-ut e zbulon arsyen se pse paneli i Gjykatës së Apelit e ka hedhur poshtë apelin e Hashim Thaçit
Ish-agjenti i SHIK-ut e zbulon arsyen se pse paneli i Gjykatës së Apelit e ka hedhur poshtë apelin e Hashim Thaçit

Naim Miftari

  • 29 October 2021 - 07:39

 

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Isha prezent kur në një bisedë të Hashim Thaçit me Rexhep Selimin deputeti i LVV ( do ta dëshmoj edhe vetë herët a vonë se kjo është e vërtetë), i tha ,,po mendon se Hashim na ke shit neve disave të UÇK-së dhe na ke futur në pazar me miqtë e tu ndërkombëtar por mos harro Hashim se kësaj radhe e ke fut edhe veten në pazar". Dhe ashtu ndodhi ... plus nga gjykata, në akuzën e prokurorit Amerikan Gjek Smith shumë mirë ceket se dyshohet në dhjetëra qindra vrasje , tortura, arrestime arbitrare e deri te vrasja dhe dhunimi i kundërshtarëve politik. Pra viktimat e supozuara të Hashim Thaçit nuk janë as ushtar as polic e as para militar Serb por janë civil Shqiptar.

-Hashim Thaçi nuk ka as shansin më të vogël të lirohet deri sa të filloj gjykimi i tij. Gjykata speciale e din shumë mirë se kundërshtari kryesor i Gjykatës Speciale është Hashim Thaçi, sidomos kur e rrejtën ,,miqtë” e vetë edhe ky i rrente e luante ping pong që nga pas lufta e deri në vitin 2020 me amerikanët, dhe kur e murr vesh se do të përfundonte në gropën ( burgun)që e kishte përgatitur vetë për Selimin, Krasniqin e disa komandantë tjerë të zonave, atëherë tentoj ta zhbëj gjykatën speciale natën duke futur ne lojë LVV-në përmes sekserit të tij Enver Hoxhën, kinse miqtë e Uashingtonit po tentojnë ta zhbëjnë Gjykatën.

Por LVV-ja, Glauku Konjufca dhe as Albin Kurti, e as Selimi nuk e hëngrën forën e Hashim Thaçit. Dua ta ceku pasi isha prezent personalisht kur Thaçi duke menduar se vetë është i paprekshëm, kur pos ndarjes së Kosovës me Palmerin, Bolltonin, Qitakun, Ramen, Vuçiçin , Daçiçin dhe në fund edhe Grenellin, filloj pastaj në OKB kur Hashim Thaçi deklaroj se ka ndoshta pjesëtar të UÇK-së që nuk është sjell gjatë luftës me standardet e luftës. Ai ja hapi vetë rrugën gjykatë, pastaj i njëjti bëri presion në deputet për ta pranuar gjykatën. Isha prezent kur në një bisedë të Hashim Thaçit me Rexhep Selimin deputeti i LVV ( do ta dëshmoj edhe vetë herët a vonë se kjo është e vërtetë), i tha ,,po mendon se ti Hashim na ke shit neve disave të UÇK-së dhe na ke futur në pazar me miqtë e tu ndërkombëtar, por mos harro Hashim se kësaj radhe e ke fut edhe veten në pazar".

Dhe ashtu ndodhi ... plus gjykata në akuzën e prokurorit Amerikan Gjek Smith shumë mirë ceket se dyshohet në dhjetëra e qindra vrasje , tortura, arrestime arbitrare e deri te vrasja dhe dhunimi i kundërshtarëve politik. Pra viktimat e supozuara të Hashim Thaçit nuk janë as ushtar e as polic e as para militar Serb, por janë vetem civil Shqiptare.

Gjykata speciale e din shumë mirë se loja kinse me dosje të dërguara në OVL që është vetëm lidere e PDK-së deri dikund edhe e AAK-së, nga njerëz kinse të panjohshëm, është lojë e vet Hashim Thaçit dhe strukturave që i kontrollon PDK, Thaçi,Veseli,Reçica ....prandaj deri sa të fillon gjykimi nuk ka shpresë se e liron të mbrohet në liri pasi kjo do të ndikonte negativisht në dëshmitar të frikësuar dhe të etiketuar si TRADHTAR nga aparati para-politik SHIK-u i Hashim Thaçit, aq më pak kur dihet tani mirë se gjykates speciale ju kanë vra në Kosovë disa dëshmitare dhe vrasësit nuk u zbuluan kurrë!.

Gjykata Speciale e din këtë fakt fort mirë prandaj nuk e liron për t’u mbrojtur në liri pa u konsumuar fillimi dhe vijimi i gjykimit të tij pasi kjo do t’i rrezikonte dëshmitarët edhe ashtu të etiketuar e të ndjekur . UÇK- ja bëri njërën ndër luftërat më të pastra në bote një luftë çlirimtare, luftë e domosdoshme për lirine e popullit të shtypur Shqiptar.

Dihet fort mire se UÇK ishte një ushtri vullnetare e pa komandë të mirëfilltë dhe pa kurrfarë përvoje, dhe normal se ka ndonjë krim individual kur individet me uniformë kanë keqpërdor luftën, por është një krim minimal gjatë një lufte të ndyrë me një armik shumë të ndytë dhe teper brutal siç ishte shteti Serb.

Në Gjykatën Speciale ushtria jonë që isha edhe une vetë luftëtar e epror i UÇK-së nuk po gjykohet askush, dhe nuk do të gjykohet pa fakte, plus askush nuk po gjykohet se gjatë betejave, gjatë luftrave edhe ka vrarë ushtar, police dhe paramilitare serb gjatë një beteje pasi lufta jone për liri ishte luftë e drejtë për mbijetesën tonë dhe të popullit tonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".