Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë

  • G.G /
  • 30 October 2021 - 10:28
Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë

Në bazën e KFOR-it në lagjen “Arbëria” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë janë gjetur mbetje mortore.

Zëdhënësi i forcave ushtarake të NATO-s në Kosovë, Antonio Minutella, ka konfirmuar se janë gjetur mbetje mortore brenda bazës së tyre gjatë gërmimit për ndërtimin e një ndërtese të re, ku edhe kanë hasur në mbetjet njerëzore, ka deklaruar Minutella.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore”.

Baza e KFOR-it në Arbëri, Prishtinë

Ai tutje ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet nga institucionet përkatëse lidhur me rastin.

“Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka deklaruar Minutella.

(Kosova Sot Online)