Haxhiu: Ekspertët po paralajmërojnë valë të re të COVID-19, shifra e vaksinimit e ulët për të mbrojtur popullatën

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 13:26
Haxhiu: Ekspertët po paralajmërojnë valë të re të COVID-19, shifra e vaksinimit e ulët për të mbrojtur popullatën

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është treguar e papërgjegjshme me ndërprerjen e vaksinimit gjatë vikendeve.

Haxhiu ka thënë se ekspertët shëndetësorë po paralajmërojnë valë të re të COVID-19, ndërsa sipas tij shifrat e vaksinimit janë të ulëta për ta mbrojtur popullësisë nga valët e reja.

Sipas tij, dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar e për jetët e humbura nga COVID-19.

Shkrimi i tij i plotë:

Papërgjegjësia, paaftësia dhe neglizhenca e MSH në procesin e vaksinimit rezultoi me humbjen e jetëve të shumë qytetarëve.

Me vetëm 40% të  qytetarëve të  vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID-19 Ministria e Shëndetësisë e  nderpret sërish vaksinimin gjatë vikendeve, duke e lën anash  edhe fushatën për vaksinim dhe për pasojë kemi rënie të numrit të të vaksinuarëve në baza ditore e javore.

Ministrisë së Shëndetësisë i’u nevojiten 8 muaj kohë për të filluar procesin e vaksinimit me ekipet mobile në sheshet e Kosovës.

Dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar, për jetët e humbura nga COVID-19, pa llogaritur këtu  pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet e papërgjegjshme, politike e populiste të kësaj qeverie.

Dikush duhet të jap përgjegjësi për 133 mijë doza të vaksinave të cilave u kaloi afati i perdorimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins në Kosovë për 8 muaj vetëm 40% e qytetarëve janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave anti-COVID-19.

Ekspertët e Shëndetësisë paralajmerojnë valë të re të COVID-19  dhe kjo shifër e vaksinimit është e  ulët për të mbrojtur popullatën nga valët e reja të COVID-19.

Me këtë nivel të vaksinimit jemi largë imunizimit të popullatës dhe Ministrisë së Shëndetësi nuk po i bëhet vonë pasi është pa vizion e strategji konkrete se si ta përmbush vaksinimin  e tërë popullatës.


(Kosova Sot Online)