Erdogan takim kokë më kokë me Macronin

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 16:44
Erdogan takim kokë më kokë me Macronin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të takimeve në Samitin e Liderëve të G20 në Romë u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Takimi kokë më kokë u zhvillua i mbyllur për media në Qendrën e Kongreseve Nuvola, ku po mbahet Samiti.

Takimi mes presidentëve Erdoğan dhe Macron zgjati 50 minuta. Nuk dihet ende se për çfarë kanë folur dy liderët.

Udhëheqësit e G20’tës ranë sot dakord që të bëjnë më shumë në ndihmë të vendeve të varfra për luftimin e pandemisë koronavirus. Vendosën dhe synimin që deri në fund të këtij viti të imunizojnë 40% të popullatës në botë dhe që niveli i vaksinimit anti-covid të shkojë 70% deri në gjysmën e vitit 2022.

(Kosova Sot Online)