14-vjeçari pëson djegie të tmerrshme pasi tentoi sfidën në TikTok që lidhej me “Squid Game”

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 14:32
14-vjeçari pëson djegie të tmerrshme pasi tentoi sfidën në TikTok që lidhej me “Squid Game”

Një adoleshent ka pësuar djegie të tmerrshme të shkallës së tretë në këmbën e tij, pasi tentoi një sfidë në TikTok të frymëzuar nga seriali hit i Netflix – “Squid Game”.

Aiden Higgie, 14-vjeçar, u mërzit gjatë mbylljes në Sidnei në fillim të këtij muaji, kur vendosi të provonte sfidën që lidhej me serialin korean.

Sfida përfshinte bërjen e një ‘biskote’ të hollë mjalti dhe me pas gdhendjen e formës duke përdorur një kunj pa e thyer atë.

Ashtu si adoleshentët në mbarë botën, Aiden u përpoq të bënte biskotën prej mjalti duke përdorur një recetë që gjeti në TikTok duke kombinuar ujin, sodën e bikarbonit dhe sheqerin në një filxhan plastik. Por ndërsa ai shkriu përzierjen në një filxhan dhe në mikrovalë, ajo shpërtheu – duke dërguar sheqerin e shkrirë të rrjedhë poshtë këmbëve të tij.

“Kur ai nxori filxhanin i shpërtheu në dorë”, tha nëna e tij Helen për Daily Telegraph, transmeton KlanKosova.

“Ia ka djegur dorën, dhe për shkak se ishte sheqer dhe plastikë të shkrirë së bashku, i ka zbritur këmbës nga gjuri deri poshtë dhe i ka ngecur dhe vazhdoi të digjej, digjej dhe digjej. Ishte si kafe dhe e djegur deri në nerva”.

Aiden pësoi djegie të shkallës së parë në dorë dhe djegie të thella dhe dëmtime nervore në këmbë, të cilat ishin aq të rënda saqë mjekët kishin frikë se do të kishte nevojë për transplantim të lëkurës.

(Kosova Sot Online)