Vuçiqi ankohet për 1999-ën: Ata që na bombarduan s’kanë të drejtë të flasin për ligj dhe drejtësi

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 14:26
Vuçiqi ankohet për 1999-ën: Ata që na bombarduan s’kanë të drejtë të flasin për ligj dhe drejtësi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është kthyer të flasë për bombardimet nga NATO më 1999, duke u ankuar ndaj ndërkombëtarëve.

Vuçiq u ankua për ndërkombëtarët që e shohin Serbinë si rrezikun më të madh në Ballkan.

“Ata që na bombarduan dhe që e ndanë vendin tani flasin për drejtësi dhe ligj dhe janë të parët që nuk kanë të drejtë të flasin për këtë”, tha Vuçiq për TV Pink.

“Këto janë faktet, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, vetëm se ata nuk duhet të flasin për hapjen e kutisë së Pandorës dhe se si vetëm ne qenkemi burimi i të gjitha të këqijave”, shtoi ai.

I pyetur për raportin e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vuçiq tha se nuk e ka lexuar atë.

“Nuk e kam lexuar në detaje, kështu që nuk mund të komentoj”, tha presidenti i Serbisë.

(Kosova Sot Online)