Moti për sot dhe nesër në Kosovë

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 08:14
Moti për sot dhe nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sipas IHMK’së, sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, derisa të enjten mot pjesërisht i vranët dhe me interval të gjata me diell.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

(Kosova Sot Online)