Dëshmitari i pestë mbaron dëshminë në rastin e Salih Mustafës

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 11:21
Dëshmitari i pestë mbaron dëshminë në rastin e Salih Mustafës

Në Gjykatën  Speciale në Hagë ka mbaruar dëshmia e dëshmitarit  të pestë në rastin kundër Salih Mustafës.

Ai për dy ditë radhazi ka dëshmuar në Hagë lidhur me njësinë e “Skifterëve”, në Zllash dhe për Brigadën 153 të UÇK-së.

Gjykimi ndaj Mustafës do të vazhdojë me 10 nëntor nga ora 09:30.

Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i gjashtë. 

(Kosova Sot Online)