Imami kosovar merret sërish me ‘haramat’ që e shohin ‘Big Brother’: Është program epshor, mos e shikoni

  • G.G /
  • 03 November 2021 - 11:16
Imami kosovar merret sërish me ‘haramat’ që e shohin ‘Big Brother’: Është program epshor, mos e shikoni

Imami nga Kosova, Labinot Maliqi ka kritikuar spektaklin Big Brother VIP, duke thënë se kush e shikon janë të devijuar dhe rob të epshit të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se duhet të qëndrohet sa më larg këtyre emisioneve, sipas tij epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare.

“Kush shikon #BigBrother dhe të ngjajshme, janë thjeshtë të devijuar dhe rob të epshit të tyre. Sa më larg këtyre emisioneve epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare, dinjiteti njerëzor, morali dhe besimi do jetë më i pastërt. Turp për të gjithë ata që i servojnë emisione degjeneruese publikut shqiptar”, shkroi Maliqi.

Big Brother VIP po transmetohet në kanalet e Shqipërisë, spektakël ky që po shikohet jashtëzakonisht shumë edhe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)