Presidentja Osmani arrin në SHBA

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 11:09
Presidentja Osmani arrin në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas ftesës nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS”.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

Në “SAIS” Osmani do të flas për të ardhmen e Kosovës.

“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e institutit në Twitter.

Osmani u ftua në kohën kur Kosova nuk ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin e Demokracive.

(Kosova Sot Online)