Kërcënon Dodik: Do ta formojmë ushtrinë e Republikës Serbe
Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik në një intervistë për BBC-në ka thënë se do ta formojnë ushtrinë e Republikës Serbe.
Sipas tij, formimi i kësaj ushtrie është e drejtë kushtetuese që nuk është shfuqizuar kurrë.
“Disa gjëra që janë thënë nuk janë pasqyrim i realitetit. Nuk ka ushtri të Bosnjës në territorin e Republikën Serbe, por Forca të Armatosura në të cilat shumica janë serbë. Nuk ka nevojë të bllokohen kazermat, kur 90 për qind e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnjës në Republikën Serbe janë serbë. Gjithashtu dua të theksoj se besoj në kapacitetin e EUFOR-it dhe se mandati i tyre është zgjatur me vendim të OKB-së”, tha Dodik.
“Doli që Bosnja ashtu siç është rregulluar aktualisht është dekadente me reforma false dhe probleme të tjera dhe se si e tillë nuk mund të mbijetojë. Ajo që unë dua në emër të njerëzve që më zgjodhën është të mbroj marrëveshjen e Dejtonit të Republikës Serbe dhe të zbatoj vetëm atë që është shkruar atje, por të ndjek disa qëllime të larta që dolën të imagjinuara”, tha Dodik.
Ai përsëriti se Republika Serbe nuk e njeh Christian Schmidt si Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje-Hercegovinës dhe se Schmidt është “një person privat që mund të mendojë çfarë të dojë”.
(Kosova Sot Online)