Ky është fshati në Kosovës ku edhe nuset i marrin me motor

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 18:08
Ky është fshati në Kosovës ku edhe nuset i marrin me motor

Është një fshat në Kosovë ku pothuajse të gjithë banorët e tij kanë motor.

Bëhet fjalë për fshatin Pllavë të Dragashit. Ata madje e kanë emërtuar një rrugë me emrin “Rruga e motoçikletave”.

“Çdo i ri në momentin që i bëjnë mjetet financiare nuk mund të rrinë pa motor”, thotë një banor.

Në tjetër tregon se motorin e vozitë prej moshës 7 vjeçare.

Ai thotë se adhurues të motorëve janë edhe të moshuarit.

Një djalë i ri tregon se e tërë familja vozisin motor, ndërsa ai ka vozitur kur ka qenë pesë vjeç.

“Krejt familja ka motora”.

Ata madje edhe nuset i marrin me motorë.

“I zoti i dasmës organizon ekstra darë dhe ekstra tavolinë për motoristët”, tregon një banor.

Edhe gratë e fshatit vozisin motor.

Image


(Kosova Sot Online)