Parashikimi i motit për nesër

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 17:51
Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kas njoftuar se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

“Moti për dy ditë 10-11.11.2021

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)