Dëshmitari në Speciale: 100 markat e fundit i dhashë për UÇK-në

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 12:49
Dëshmitari në Speciale: 100 markat e fundit i dhashë për UÇK-në

Në Gjykatën Speciale kundër Salih Mustafës sot ka dëshmuar një tjetër ish-ushtar i UÇK-së.

Ai në seancë ka treguar se si janë mbajtur ushtrimet në kohën kur ai i është bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Për një javë ose dhjetë ditë kemi bërë ushtrime. Kemi pasur instruktorë të caktuar që na kanë mësuar në teori dhe praktikë. Gjatë kësaj kohe kemi qëndruar në një lloj si shkollë ka qenë – kemi pas shtretër ushtarakë që janë një mbi një. Të gjitha gjërat i kemi pas të ndara, se kur të hamë bukë, kur të mësojmë teori dhe praktikë”.

Tutje, ai ka thënë se edhe “paratë e fundit i ka dhënë për UÇK-në”.

“Kushtet kanë qenë shumë të vështira por unë i kam dhënë 100 marka të fundit që i kemi pasur unë dhe gjithë familja ime – e kam edhe faturën në shtëpi që ende e ruaj. Fatura e kishte shqiponjën dy krenare, e zezë, ndërsa fatura e bardhë, aty shënon data edhe nënshkrimi im”, u shpreh dëshmitari.

“Kjo zonë ishte e gatshme për luftë, kishte ushtarë që ishin të veshura me uniformë dhe mbanin emblema të UÇK-së në krahë”, u shpreh dëshmitari. 

(Kosova Sot Online)