Presidentja Osmani betohet për sundimin e ligjit, me reformën në drejtësi dhe ligjin Vetting, korrupsioni i përket të shkuarës!

Presidentja Osmani betohet për sundimin e ligjit, me reformën në drejtësi dhe ligjin Vetting, korrupsioni i përket të shkuarës!

Hajrullah Tërnava

  • 10 November 2021 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Presidentja Osmani i ka të qarta premtimet që iu kanë dhënë para zgjedhjeve qendrore elektoratit, dhe atë premtim po insiston që ta jetësoj me paralajmërime për procesin PARAVETING si një fazë që do të prin dhe krijon teren më të përshtatshëm dhe më të lehtë të zbatimit të Vettingut, duke e filluar tash pastrimin e sistemit të drejtësisë, për t’i hapur rrugë kështu reformimit të thellë dhe të sigurt këtij sistemi, sidomos pas kërkesave të dyanshme për reformat ë shpejta që po vijnë nga ana e të BE-së SHBA-ve.

- Gjatë qëndrimit të saj të fundit në Portugali, dhe intervistës në mediet e atjeshme presidentja ka thënë se institucionet e këtij mandati, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi, e kanë përkushtim serioz luftimin e korrupsionit dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë, dhe shumë shpejtë Korrupsioni si damkë e zezë për institucionet e Kosovës do ti takon vetëm së shkuarës. Sipas Presidentes Osmani përveç Vettingut në proces të pritjes, ka edhe plot mjete tjera të cilat Kosova nuk i ka shfrytëzuar ende, për të cilat ka bazë ligjore dhe do të aktivizohen pa vonesë.

Ajo ka thënë se absolutisht korrupsioni i përket të shkuarës, sepse është shumë e rëndësishme të thuhet se institucionet e sapozgjedhura po punojnë aktivisht në platformën kundër korrupsionit, sepse reforma e parë e madhe e institucioneve të reja është në sistemin gjyqësor, sepse këto institucione besojnë që pa shtetin e së drejtës nuk mund të kemi sukses në asnjë fushë tjetër, qoftë ekonomia, integrimi, investimet në të rinjtë, barazia gjinore.

E gjithë kjo lidhet me të pasurit e një sistemi të fortë gjyqësor të aftë për të garantuar siguri dhe barazi për të gjithë. Ky është prioriteti ynë sepse lidhet drejtpërdrejt me suksesin tonë në të gjitha fushat e tjera.

Ndonëse shefi i BE-së në Kosovë pati thënë se qeveria nuk është konsultuar sa duhet me ndërkombëtarët për Vettingun, Osmani për medien portugeze e thotë të kundërtën duke treguar se përpjekjet për reformën në drejtësi nuk janë bërë vetëm sepse e kërkon BE-ja, por mbi të gjitha sepse është ajo që politika e cila e drejton shtetin është më e mira për qytetarët, prandaj edhe po punohet ngushtë BE-në që të arrihet ky objektiv, sepse është e qartë që Kosova si shtet i ri ka nevojë për mbështetjen e disa shteteve anëtare, veçanërisht për aksesin në instrumentet financiare që sigurojnë që mekanizmat që po i ndërton, që të jenë të suksesshëm.

Në të njëjtën ajo ka thënë se për projektin serioz të reformave në drejtësi Kosova ka nevojë edhe për mbështetje politike dhe morale, sepse kjo nuk është një betejë e lehtë e pastrimit të një sistemi të dështuar dhe të metastazuar nga lidhja me krimin për dy dekada.

Jetësimi i Vetting-ut ne Kosove do ti hapte rruge Kosovës për rrugëtimin e saje drejt BE, sepse me këtë do të spastroheshin dilemat e luftimit të krimit në përgjithësi, dhe pastërtia në institucionet e shtetit të Kosovës do të ishte e qiltërt, dhe gjeneratat të cilat e jetësojnë këtë ligj të Vetting-ut, do ta krijonin kulturën e së drejtës nëpër institucionet e Kosovës, dhe ligjet e Kosovës do të jenë në funksion mbi të gjitha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".