Një grup i fëmijëve të fshatit Isniq vizitojnë Manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 18:16
Një grup i fëmijëve të fshatit Isniq vizitojnë Manastirin e Deçanit

Një grup i fëmijëve të fshatit Isniq kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Manastiri i Deçanit në llogarinë zyrtare në Tëitter ka njoftuar për vizitën, duke deklaruar se trashëgimia kulturore dhe fetare duhet të sjellë të bashkojë njerëzit.

“Një grup i fëmijëve shqiptarë të Kosovës, nga fshati fqinj, Isniq kanë vizituar Manastirin e Deçanit. Përkundër disa kufizimeve shkaku i pandemisë, manastiri ynë mbetet i hapur për të gjithë vizitorët. Trashëgimia kulturore dhe fetare duhet të bashkojë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit.

(Kosova Sot Online)