Pesë të arrestuar për dhunë në familje

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 10:45
Pesë të arrestuar për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24n orët e fundit kanë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Në një rast në Obiliq janë arrestuar dy meshkuj pasi ushtruan dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Ndërsa në një rast në Fushë Kosovë, gruaja e ka lajmëruar burrin në polici se nuk po kujdeset për familjen dhe se nuk po i furnizon me gjëra ushqimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Pejë është arrestuar një person , pasi në gjendje të dehur e ka sulmuar gruan e tij. Me vendim të prokuronit ai është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Suharekë dje është arrestuar një person që ishte në kërkim të policisë për dhunë në familje.

Rastet e raportuara:

DHUNË NË FAMILJE

Obiliq, 10.11.2021-15:00.  Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje,   dy të dyshuarit meshkuj kosovarë  (bashkëshortët e tyre) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre.  Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje ndërsa  dy viktimat me katër fëmijët tyre janë dërguar në strehimore.

F. Kosovë, 10.11.2021-22:11.  Viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti  i saj,  i dyshuari mashkull kosovar, është  duke shkaktuar dhunë ekonomike në familje nuk  është  duke u kujdesur  dhe nuk furnizon  viktimën dhe dy fëmijët e tyre me gjëra ushqimore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje,  rasti është duke u hetuar.

Pejë, 08.11.2021 – 22:00. Me 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti  me 08.11.2021 në shtëpi në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

KANOSJE & DHUNË NË FAMILJE

Suharekë, 09.11.2021 – 13:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

(Kosova Sot Online)