Ka humbur jetën një punëtor pas rrëzimit të një vinçi
Një vinç i rrëzuar në vendin e punës raportohet se ia mori jetën një punëtori në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana të Prizrenit.
Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës
‘’Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç.Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.
(Kosova Sot Online)
