Keir Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen

  • A.P /
  • 22 June 2026 - 12:15
Keir Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se, pasi të largohet nga “detyra më e madhe në vend”, do t’i kushtojë më shumë kohë “detyrës më të rëndësishme".

“Të jem bashkëshorti më i mirë që mundem për bashkëshorten time të mrekullueshme, Vic (Victoria), e cila ka qenë një mbështetje e palëkundur pranë meje në kohë të mira dhe të këqija”, tha ai, duke u përpjekur të përmbahet nga emocionet e momentit.

“Dhe të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im”, përfundoi ai.

Ai përqafoi bashkëshorten e tij përpara se të largohej nga konferenca për shtyp.

(Kosova Sot Online)