Lladrovci: Jam fans i Don Xhonit

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 18:24
Lladrovci: Jam fans i Don Xhonit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se është fans i këngëtarit Don Xhoni.

Ai  ka thënë se i pëlqejnë këngët e Don Xhonit dhe se i dëgjon ato.

“Doni Xhoni është një djalë i ri që është rritur në Drenas dhe që ka suksese të jashtëzakonshme. Jo ai, unë fans i tina, por unë jam fans i tij. Unë e du,  e përcjelli dhe domethënë e përkrahi në çdo drejtim.  Jo vetëm këta por të gjithë djem e vajza që janë aktiv në të gjitha drejtimet i përkrahi.  Më pëlqejnë këngët sepse djali e ka atë drejtimin e vet për të cilin është bërë edhe shumë i famshëm”, ka thënë ai. 


(Kosova Sot Online)