Zemaj: Arben Vitia, mungesa e menaxhimit tënd, ka bërë që Kosova ti thyej të gjitha rekordet e zeza

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 21:48
Zemaj: Arben Vitia, mungesa e menaxhimit tënd, ka bërë që Kosova ti thyej të gjitha rekordet e zeza

Deputeti Armend Zemaj i ka reaguar kandidatit për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i cili tha se me menaxhimin e tij Kosova ndodhet në situatë më të mirë sa i përket Covidit.

Vitia i bëri këto komente ne një debat me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Për këto deklarime, i ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se në kohën e Vitisë janë thyer rekorde të zeza sa i përket vdekshmërisë nga Covid.

“Arben Vitia, mungesa e menaxhimit tënd, ka bërë që Kosova ti thyej të gjitha rekordet e zeza-për nga vdekshmëria dhe numri i të të infektuar me Covid-19. Vizatoja, Përparim”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)