
Voton kandidati nga radhët e LDK-së, Përparim Rama

Në 21 komuna të Kosovës sot zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku do të garojnë nga dy kandidatë për kryetar komune.
Fushata zgjedhore për rundin e dytë ishte vetëm pesë ditë. Në këtë raund zgjedhjet për kryetarë komunash zhvillohen në 21 komuna.
Prishtina është njëra ndër këto komuna që zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve.
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka shfrytëzuar të drejtën e votës.
(Kosova Sot Online)