Ramush Haradinaj: Ju lutem votoni të gjithë

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 10:46
Ramush Haradinaj: Ju lutem votoni të gjithë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për të parin e qytetit.

Me rastin e votimit Haradinaj tha se raundi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm se i pari.

Ndonëse kandidati i tyre për Prishtinën nuk arriti të shkojë në balotazh, i pari i AAK-së tha se mosvotimi në këtë raund të dytë është ndëshkim për katër vitet e ardhshme.

“Raundi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm sesa raundi i parë. Duke mosvotuar e ndëshkojmë veten për shkak se përgjatë katër viteve që do të vijnë do të jetojmë me rezultatin, me nivelin, me kualitetin e jetës ose të qeverisjes që ka ndikim direkt në jetën tonë. Ju lutem votoni të gjithë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)